Lajme

21 September 2017

​Halle Berry në një lidhje të re dashurie, ja djali që i ka rrëmbyer zemrën…

Berry ka konfirmuar se është duke u takuar me producentin e muzikës Alex Da Kid. Një burim pranë çiftit ka bërë të ditur se ata tashmë janë së bashku që prej dy muajsh dhe se ishin parë edhe më herët së bashku gjatë kësaj vere në Los Anxhelos.

Së fundmi, aktorja është parë duke kaluar një darkë romantike me të dashurin e saj në East London, ku kanë shpërndarë dhe foto të përbashkëta në Instagram. Berry dukej me mjaft me stil si zakonisht, derisa Alex Da Kid ishte veshur me fanellë bejsbolli.

Kjo është lidhja e parë romantike e Berry në publik pas ndarjes nga Olivier Martinez në dhjetor të vitit 2016. Ata kanë së bashku një djalë trevjeçar, Maceo. Ajo po ashtu ka një vajzë 9-vjeçare, Nahla, me ish-të dashurin e saj Gabriel Aubry.

|

Leave a Reply