Lajme

30 May 2016

10 mënyra për të larguar stresin

Stresi ndikon shumë negativisht në jetët tona. Shpesh na duket sikur është e pamundur ta largojmë atë. Në fakt, nuk është e pamundur, por ama është sfiduese. Më poshtë keni të listuar 10 mënyra të cilat ndihmojnë në pasjen e një mendjeje dhe shpirti të qetë.
1. Merrni frymë thellë

frymemarrje-deti
Frymëmarrja është diçka që të gjithë e bëjmë, por që rrallë i kushtojmë rëndësinë e duhur. Me anë të saj mund të kontrollojmë nivelet e stresit, të qetësohemi dhe të rifitojmë qartësinë e të menduarit.
Sa herë të ndiheni të stresuar provoni të merrni frymë thellë 3 herë. Është një mënyrë e thjeshtë por efektive për të reduktuar ankthin dhe panikun, që shpesh vijnë pas stresit.

2. Mos e nënvlerësoni vlerën e një gjumi të mirë gjatë natës

gjume
Gjumi ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin tonë, kështu që një gjumë jo i mirë gjatë natës mund të nisë në mënyrë dramatike nivelet e stresit.
Kushtojini rëndësi edhe mjedisit ku flini. Krijoni një atmosferë qetësuese. Mund të spërkasni pak vaj livando në jastëkun tuaj. Sigurohuni që nuk ka televizorë, kompjutera apo pajisje të tjera elektronike në dhomë. Në këtë mënyrë ju krijoni një ambjent të rehatshëm që inkurajon pushim. Gjithashtu bëni mirë të shmangni para gjumit kafeinën, alkoolin. Çaji dhe pak muzikë relaksuese ju ndihmon të largoni çdo mendim stresues.

3. Konsumoni ushqimet e duhura

food
Kur jemi të stresuar shumë prej nesh drejtohen tek stimulantët si kafeja, alkooli dhe ushqimi i pashëndetshëm
Mënyra më e mirë për të rritur nivelin e energjisë është duke konsumuar ushqim të shëndetshëm dhe të shijshëm, i cili gjithashtu do të suportojë trupin tuaj kur të jeni të stresuar.Kushtojini rëndësi dietës tuaj ushqimore. Ajo çka hani mund të ndryshojë jetën tuaj në shumë mënyra që ju ndoshta si kishit menduar.

4. Aroma sjell paqe

Aromas-2-aromaterapia-e1454543116567
Pjesa e trurit që koncepton aromat është shumë pranë pjesës që merret me emocionet dhe kujtesën. Kur i merni erë një luleje ose ndjeni aromën e parfumit që pëlqeni, natyrshëm merni frymë më thellë dhe kjo ju ndihmon të relaksoheni. Disa nga aromat që ju ndihmojnë më shumë për lehtësimin e stresit janë:
Livando
Jasemina
Trëndafili
Mentja

5. Meditimi , joga dhe lutja

BrainHarvardMeditation-657x360
Shpenzimi i 20 minutave me njërën nga këto aktivitete ul nivelin e stresit dhe përmison shëndetin mendor. Relaksimi dhe mbështetja shpirtërore është jetike për menaxhimin e stresit. Megjithëse mund të duket e çuditshme, një nga gjërat më të mira që mund të bëni kur jeni të stresuar nuk është diç e vështirë apo e komplikuar. Thjesht të mos lëvizni, të qëtësoheni dhe të përqëndroheni.

6. Menaxhoni energjinë tuaj
Marrëdhëniet negative, mjediset negative, thashethemet dhe të menduarit negativ ju largojnë energjinë. Nga ana tjetër marrëdhëniet e shëndetshme, mjediset produktive, të menduarit pozitiv dhe pjesëmarrja në aktivitete argëtuese sjellin energji.

7. Thoni fjalë të mira
Të gjithë e dimë vlerën e fjalës. Ka dhe një shprehje të urtë popullore për të “Fjala vret më shumë se plumbi” Ashtu si mund të vrasë, ashtu edhe mund të zbukurojë ditën tuaj. Kështu që bëni mirë t’i kujtoni vetes tuaj gjërat e mira që keni. Jepni komplimente (me siguri do i merrni dhe mbrapsht).

8. Shake it off

shake it off

Ushtrimet e ndryshme fizike rrisin endorfinën në gjak, transmetorët që përcaktojnë ndjesinë e të ndjerrit mirë, dhe ju bën të ndiheni edhe më energjik. Dhe kur ndihesh mirë fizikisht ndihesh mirë edhe mendërisht e shpirtërisht.

9. E qeshura është ilaçi më i mirë

laughing baby

Ajo sjell rritjen e endorfinës. Bëhuni bashkë me miqtë tuaj dhe ndani disa të qeshura e momente gazmore. Shikoni një komedi ose një film motivues. Kur kaloni një ditë plot stres e qeshura largon në moment energjinë negative.

10. Gjeni kohë për gjërat e vogla që ju falin kënaqësi

perendimi

Është fantastike sa shëruese është për shpirtin një ecje buzë detit, shijimi i lindjes së diellit apo perëndimit të tij, një shëtitje në park etj.
Gjërat e thjeshta si këto janë shpesh zgjidhja për problemet dhe stresin e mbledhur. Investoni në shëndetin tuaj, kënaqni trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj. Në këtë mënyrë largoni edhe stresin. Mënyra si menaxhoni stresin tregon edhe cilësinë e jetës tuaj.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com