Lajme

26 June 2017

10 metalet më të çmuara në botë

|
By
|
0 Comment
|

10.Indium

Disa burime si indium janë tek ekranet e kompjuterëve dhe smartfonëve – janë nënprodukte të operacioneve të tjera minerale. Pothuajse e gjithë sasia e indiumit në botë vjen nga minierat e zinkut; nuk ka miniera të posaçme për indium, për shkak se ai gjendet në sasi aq të vogla sa nxjerrja e tij më vete është jopraktike.
Prodhuesit më të mëdhenj: Kina, Koreja e Jugut, Japonia.
Përdorimet: Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo është përdorur si një shtresë për kushineta në motorët e aeroplanëve, por gjithashtu mund të përdoret për të krijuar gërryes rezistente në pasqyra, gjysëm perçues dhe materiale të tjera elektrike.

9.Argjendi

Ky element ka përçueshmërinë më të mirë elektrike dhe termike, si dhe rezistencën më të ulët nga të gjitha metalet e tjera të cmueshme.
Prodhuesit më të mëdhenj: Peruja, Kina, Meksika dhe Kili.
Përdorimet: Bizhuteri, monedha, gotografi, qarqe elektrike, stomatologji dhe bateri. Mund të përdoret gjithashtu për të ndaluar përhapjen e baktereve në telefonat celular, kontrollin e erërave të pakëndshme në këpucë, në veshje dhe për të parandaluar mykun në dru.

8. Rhenium

Është me padyshim një nga metalet me densitet më të lartë, me pikën me të lartë të shkrirjes. Rhenium është një nga produktet imolibden, e cila në thelb është një nënprodukt i minierave të bakrit.
Prodhuesit më të mëdhenj: Kili, Kazakistani dhe SHBA.
Përdorimet: Përdoret në motorët e turbinave me temperaturë të lartë për të përmirësuar fuqinë e temperaturës.

7. Paladiumi

Është një metal në ngjyrë gri në të bardhë dhe me padyshim shumë i cmuar që është vlerësuar për shkak të petëzimit të menjëhershëm, stabilitetit në kushte të nxehta dhe në aftësinë për të përballuar një sasi të konsiderueshme hidrogjeni në temperaturën e ambjentit.
Prodhuesit më të mëdhenj: Rusia, Afrika e Jugut, SHBA, Kanadaja dhe vende të tjera të ndryshme.
Përdorimet: Prodhuesit e makinave e përdorin për të reduktuar emetimet, për bizhuteri dhe nga prodhuesit elektronikë.

6. Osmium

Një nga elementet më me densitet në Tokë, osmium është një metal në ngjyrë blu. Është një metal i i brishtë dhe ka një pikë jashtëzakonisht të lartë shkrirje.
Prodhuesit më të mëdhenj: Pjesë të Rusisë dhe Veriut dhe Amerika e Jugut.
Përdorimet: Përdoret për të ngurtësuar lidhjet e platinit tek kontaktet elektrike dhe në përdorime të tjera.

5. Iridium

Është me padyshim elementi më ekstrem në grupin e platinit. Ky metal i bardhë ka një pikë super të lartë shkrirje dhe është një nga elementet më me densitet dhe është rezistent ndaj korrozionit. Iridium është i përpunuar nga platini dhe si një nënprodukt i minierave të nikelit.
Prodhuesit më të mëdhenj: Afrika e Jugut
Përdorimet: Në mjekësi, elektronikë dhe automobila. Është përdorur edhe në produkte të tilla si stilolapsa dhe busulla.

4. Ruteniumi

Është anëtar i metaleve të platinit dhe ruan shumë prej karakteristikave të grupit, duke përfshirë aftësinë për t’u ngurtësuar dhe për të përballuar elementet e mjedisit.
Prodhuesit më të mëdhenj: Rusia, Amerika e Veriut, e Jugut dhe Kanadaja.
Përdorimet: Përdoret si lidhës ndërmjet platinit dhe paladiumit në mënyrë që të rritet ngurtësia dhe rezistenca. Ruteniumi është bërë mjaft popullor në fushën e elektronikës, si një lidhës për kontaktet elektrike me efektivitet të lartë.

3. Ari

Për shkak të qëndrueshmërisë dhe petëzimit, ari mbetet një nga metalet më të njohura dhe një nga më të investuarat. Ndahet shumë lehtë nga shkëmbinjtë përreth dhe mineralet e tjera me anë të shkrirjes.
Prodhuesit më të mëdhenj: Afrika e Jugut, SHBA, Australia dhe Kina.
Përdorimet: Për bizhuteri dhe përdorime industriale. Përçueshmëria e saj e bën atë një komponent të madh elektronik dhe sipërfaqja e saj reflektues ndihmon në krijimin e mburojave të mira ndaj rrezatimit.

2.Platini

Platini ka bërë emër përmes fleksibilitetit të saj, dendësisë dhe vetisë përballuese ndaj korrezionit. Ky metal është gjithashtu i ngjashëm me paladiumin në aftësinë për t’i bërë ballë sasive të mëdha të hidrogjenit.
Prodhuesit më të mëdhenj: Afrika e Jugut, Rusia, Kanadaja dhe vende të tjera.
Përdorimi: Për bizhuteri, për shkak se shquhet për rezistencë dhe është i shndritshëm, stomatologji, armatime dhe në aeronautikë.

1. Rodiumi

Ky metal është jashtëzakonisht i rrallë, i vlefshëm dhe i argjendë, që zakonisht përdoret për vetitë e saj reflektuese. Ka një pikë të lartë shkrirje dhe një aftësi të mahnitshme për të përballuar korrozionin.
Prodhuesit më të mëdhenj: Afrika e Jugut, Rusia, Kanadaja dhe vende të tjera.
Përdorimet: Zakonisht përdoret për vetitë reflektuese në objekte si dritat e kërkimit, pasqyra dhe bizhuteri. Gjithashtu është i vlefshëm në industrinë e automobilave dhe në fushën industriale.

|

Leave a Reply