Lajme

15 November 2017

10 modelet më të ndjekura në Instagram

Shumë modele kanë zgjedhur këtë rrjet për të postuar fotot e tyre më të fundit, ndërsa shpesh falë Instagramit, kanë fituar edhe një famë jashtëzakonisht të madhe.

Faqja franceze “Sport & Style” ka renditur 10 modelet më të ndjekura në “Instagram” për vitit 2017.

Bie në sy fakti, se çdo njëra prej modeleve që bën pjesë në 10-shen më të ndjekur, ka më tepër se 10 milionë fansa në rrjetin social.

Spikasin motrat Hadid, që u ngritën në famë në vitin e fundit me paraqitjet e tyre në pasarela.

Megjithatë, edhe modelet e Victoria’s Secret si Candice Swanepoel dhe Adriana Lima nuk mbesin po ashtu prapa. Më poshtë keni klasifikimin e 10 më të ndjekurave me në krah numrin përkatës të ndjekësve.
10.Adriana Lima – 11.2 milionë
9.Candice Swanepoel – 11.4 milionë
8.Miranda Kerr – 11.5 milionë
7.Gisele Bundchen – 13.4 milionë
6.Chrissy Teigen – 14.9 milionë
5.Bella Hadid – 15.5 milionë
4.Emily Ratajkowski – 15.5 milionë
3.Gigi Hadid – 36.4 milionë
2.Cara Delevingne – 40.6 milionë
1.Kendall Jenner – 84.5 milionë

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com