Lajme

23 November 2016

10 perandoritë më të fuqishme të botës

  1. Perandoria britanike (1583 – 1997)

Kjo është perandoria me shtrirjen më të madhe në historinë e njerëzimit. E qeverisur nga Mbretëria e Bashkuar, përfshinte koloni dhe territore në të gjithë 5 kontinentet. Kjo perandori ra në 1997, me dorëzimin e kolonisë së Hong Kong-ut, Kinës.

  1. Perandoria mongole (1206-1368)

Nëse e konsiderojmë një territor të plotë e me kufi të vetëm, perandoria mongole është më e madhja e të gjitha kohërave. Ajo u krijua me goditje heshtash e shtizash nga kalorës nomadë të egër e frikshëm. Ata nuk e kishin qejf luksin e pallateve dhe parapëlqenin që të rrinin nëpër tenda e të ushqeheshin me qumësht pele. Udhëheqësi i parë i tyre, Gengis Khan-i, u bë edhe një nga njerëzit më të pasur të historisë. Perandoria e tij u shtri nga Kina në Rusi, deri në Lindjen e Mesme dhe Europën orientale.

  1. Perandoria persiane (550 p.e.s – 330 p.e.s)

Persianët me dinastinë e Achemenidi-t, ishin superfuqia e parë e antikitetit. Aspak gjakatarë, edhe pse legjenda thotë se ata u treguan mizorë ndaj grekëve, e bazuan fuqinë e tyre te ushtria e organizuar, liria fetare dhe infrastruktura.

  1. Perandoria romake (27 p.e.s- 476)

E krijuar me Augustin përpara 2 mijë vjetëve, dominoi Perëndimin për gati katër shekuj, duke arritur shtrirjen më të madhe me Trajanin.

  1. Kalifati omayade (661-750)

Falë dinastisë omayade, kalifati u shtri deri në Spanjë në veri dhe Kaukaz në lindje. Edhe pse ishte perandori myslimane, liria fetare qe thuajse gjithnjë e lejuar.

  1. Perandoria karolinge (800-888)

E lindur nga rrënojat e perandorisë romake, ishte bërthama e parë e perandorisë të shenjtë romake. Themeluar nga Karli i Madh, i kurorëzuar perandor në natën e Krishtlindjeve të 800-ës në Shën Pjetër, nisi të fragmentarizohej plotësisht me vdekjen e Karlit të Shëndoshë, karolingu i fundit në 888.

  1. Perandoria spanjolle (1492-1975)

Filloi me zbulimin e Amerikës nga Kristofor Kolombi. Fillimisht mbretëritë të cilat financuan ekspeditat e detarit, nuk e bënë për të zbuluar botë të reja, por për të gjetur rrugë të reja detare që mundësonin shkëmbimet tregtare pa ndërmjetësimin e turqve dhe të venecianëve. Më pas, Spanja dhe Portugalia e rritën dëshirën për të dominuar territore. Në 1494 me traktatin e Tordesilas, u ndanë edhe territoret mes tyre.

  1. Perandoria portugeze (1450-1999)

Me transferimin e sovranitetit të Makaos te Kina në vitin 1999, ra edhe perandoria e fundit në planet, ajo portugeze. Ndryshe nga ajo spanjolle që mori fitime të mëdha duke u grabitur arin mbretërive para-kolombiane, ajo portugeze akumuloi fitime falë rrugëve tregtare me Lindjen.

  1. Perandoria osmane (1299-1922)

Kjo ka qenë një nga perandoritë me shtrirje dhe që mbijetoi më shumë sesa të tjerat, rreth 623 vite. Në kulmin e saj, e drejtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, ishte një nga shtetet më të fuqishme të botës, një perandori multietnike, multikulturore dhe multigjuhësore. Ajo shtrihej nga kufijtë jugorë të perandorisë së shenjtë romake, në periferi të Vjenës dhe Polonisë në veri, deri në Jemen dhe Eritre në jug dhe nga Algjeria në perëndim, deri në Azerbajxhan në lindje. Për mbi 5 shekuj pati një kontroll të madh në Mesdhe dhe ishte në qendër të marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit.

  1. Perandoria ruse (1721-1917)

Zgjerimi i Rusisë nisi më 1462, kur Ivani i III mori fronin e Moskovias. Por në vitet 1700, me Pietrin e Madh, Rusia kthehet në perandori, duke hapur kufirin perëndimor. Pasi bllokoi ambiciet e Suedisë dhe kafshoi territoret kaukaziane ndaj otomanëve, Rusia mori kontrollin e Polonisë dhe Ukrainës. Kulmi i perandorisë që në 1866, përpara se t’i jepte Alaskën, SHBA-së. Në 1917, pas një lufte të përgjakshme, shumica e territorit i kaloi ish Bashkimit Sovjetik.

 

|

Leave a Reply