Lajme

06 March 2017

10 PERSONAT E FAMSHËM TË CILËT KANË DËSHTUAR PARA SE TË BËHESHIN TË SUKSESSHËM

|
By
|
0 Comment
|

Ndonjëherë ne besojmë se njerëzit që kanë arritur gjëra të mëdha në jetë kanë lindur nën një yll me fat, por gjatë gjithë historisë ne mund të shohim se suksesi është thjesht rezultat i këmbënguljes dhe dështimit.

Sot, ne në Business Magazine Albania do të ndajmë me ju një listë të 10 njerëzve të suksesshëm që do iu frymëzojnë për të besuar në veten tuaj, edhe në qoftë se ju do të dështoni.

1.Walt Disney
Walt Disney u pushua nga një gazetë për faktin”se nuk ishte mjaft kreativ”, ka humbur të drejtat për karakterin e tij të parë, “Oswald Lepuri me Fat” dhe çoi biznesin e tij të parë në falimentim. Kur Disney filloi të mendojë për të bërë një film të plotë të animuar, pothuajse askush tjetër nuk mendoi se kjo ishte një ide e mirë. Ai madje hipotekoi shtëpinë e tij për të marrë një kredi që të përfundonte “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” për shkak se ai ngeli pa para. Kur filmi më në fund u realizua, u vlerësua shumë nga kritikët dhe solli 8 milionë $, duke e bërë atë filmin më të suksesshëm deri në atë moment.

2.Mary Kay Ash
Pas punës për 25 vjet për të njëjtën kompani, Mary Kay bëri një zgjedhje për të dhënë dorëheqjen për shkak se kompania nuk pranoi idetë e saj. Pas daljes në pension, ajo vendosi të shkruante një libër për të ndihmuar gratë në biznes. Libri u shndërrua në një plan të përsosur të biznesit dhe Mary Kay themeloi kompaninë kozmetike e njohur botërisht që mban emrin e saj.

3.Thomas Alva Edison
Edison është shembulli më i mirë se sa i rëndësishëm është vetëbesimi dhe këmbëngulja. Ai dështoi me mijëra herë të shpikë një llambë komercialisht të qëndrueshme elektrike, por për të dështimi ishte vetëm një hap tjetër në rrugën drejt suksesit: “Unë nuk kam dështuar. Vetëm se kam gjetur 9.999 mënyra që nuk funksionojnë.” Përfundimisht, Edison prodhoi një llambë që mund të shkëlqejë për më shumë se 1500 orë.

4.Michelle Obama
Michelle Obama është një grua e palodhur që kurrë nuk është ndikuar nga mendimet e të tjerëve. Kur ajo ishte e re, njerëzit nuk e shihnin atë si asgjë më shumë se një grua e një njeriu të klasës më të ulët ku ajo përkiste. Me të hyrë në Princeton dhe Harvard, ka pasur mjaft njerëz, të cilët besonin në aftësitë e saj. Vazhdimisht e kritikuar, ajo vendosi që të jetë gjithmonë e vërtetë për veten dhe për të ndjekur thirrjen e saj: të ndihmojë të bëjë një vend më të mirë.

5.Steve Jobs
Në vitin 1985, Steve Jobs u shkarkua nga kompania e tij (të cilën ai e krijoi me shokët e tij), sepse ai u konsiderua “i pakontrollueshëm” dhe projektet e tij – të paqëndrueshme. Steve u kthye në vitin 1996, kur Apple, e cila ishte në prag të falimentimit, vendosi të blejë kompaninë e re të vogël që kishte krijuar. Që atëherë, Apple u bë shumë e suksesshme përsëri.

6.Howard Schultz
Falë këmbënguljes së Howard, sot ne mund të gëzojmë kafen e shijshme Starbucks ndërsa punojmë në kompjuterat tanë. Ishte shumë e vështirë për Schultz që të bindte investitorët për t’i shkruar atij një çek. Ideja e tij u hodh poshtë 214 herë para se ai të gjente dikë që besoi në të.

NEW YORK, NY – OCTOBER 04: Starbucks CEO Howard Schultz speaks at an event celebrating a new partnership between Starbucks and non-profit groups in New York City and Los Angeles to assist in offsetting government funding cuts to programs for children and education on October 4, 2011 in New York City. Two Starbucks stores, one in Harlem and one in Los Angeles’ Crenshaw district, will share profits with the partner non-profit groups the Abyssinian Development Corporation and the Los Angeles Urban League. Each group will receive at least $100,000 in the first year, the company said. (Photo by Spencer Platt/Getty Images)

7.The Beatles
Kuarteti më i famshëm në botë u refuzua nga shumë kompani regjistrimi në fillim të karrierës së tyre. Më 1 janar, 1962, The Beatles erdhi në Londër dhe regjistroi 15 këngë në Decca Records. Por Decca refuzoi grupin, duke bërë një nga gabimet më të mëdha në historinë e industrisë së muzikës.

8.Milton Hershey
Milton Hershey ka punuar në një fabrikë karamelesh në një moshë shumë të re. Në 1876, në moshën 18 vjeç, ai hapi dyqanin e tij të parë të karameleve, por ai nuk pati sukses. Pra, Milton vendosi që të punojë për një tjetër fabrikë karamelesh, ku ai mësoi shumë më tepër seç dinte. Në vitin 1883, Hershey hapi një dyqan karamelesh, e cila shumë shpejt u bë një sukses. Dhjetë vjet më vonë ai mori një rrezik dhe shiti biznesin e tij për të filluar të famshmen Chocolate Company Hershey.

9.Stephen King
Ky shkrimtar i njohur amerikan filloi karrierën e tij me një roman që është refuzuar 30 herë, kështu që ai vendosi për t’a hedhur atë në plehra. Gruaja e tij e mori dorëshkrimin nga plehrat dhe e bindi atë për të përfunduar romanin. Së fundi, Carrie u pranua nga një shtëpi botuese.

Librat e Stephen King janë shitur në më shumë se 350 milionë kopje, shumë prej të cilave (të tilla si “It and The Green Mile“) janë bërë edhe filma.

10.Soichiro Honda
I lindur në vitin 1906 në Japoni, ai kaloi fëmijërinë e tij të hershme duke ndihmuar babain e tij në dyqanin e tyre të biçikletave. Në moshën 18, Soichiro ndërtoi një makinë gare; ai filloi biznesin e tij të riparimit të automjeteve në moshën 22; ai më vonë themeloi kompaninë “Tokai Seiki“.

Megjithatë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, fabrika e tij u shkatërrua nga një sulm bombardues. Honda vendosi mos e rikonstruktonte fabrikën dhe kaloi një vit duke prodhuar alkool në kopshtin e tij, deri sa një ditë ai vendosi për të përdorur një gjenerator radio për t’i ardhur në ndihmë biçikletës së gruas së tij. Dy vjet më vonë, Soichiro Honda filloi prodhimin e një biçiklete të plotë të motorizuar, “A-Type“, shpikjen e parë të Honda Motor Company.

|

Leave a Reply