Lajme

30 March 2017

10 personazhet më misterioze të historisë njerëzore

|
By
|
0 Comment
|

1. Michel de Notredame. (1503-1566) Është padyshim personazhi më profetik i historisë njerëzore. Mjeku francez falë librit të tij, “Profecitë”, ka bërë disa prej parashikimeve më të jashtëzakonshme dhe më të rëndësishme të disa prej eventëve kryesore që kanë ndodhur në sipërfaqen e Tokës. Gjithsesi, profecitë e ti janë ta pa pasuruara me prova referuese dhe karaktere lehtësisht të identifikueshme, sikurse janë shumë të pasura me metafora të çfarëdolloj tipi dhe interpretimi.

2. Franz Anton Mesmer (1733-1815) Edhe ky ishte gjithashtu mjek, por gjerman që punonte në Francë. Ai mendonte se nëse do të përdorje magnete mbi trupin e njeriut do të mund të merrje efekte pozitive terapeutike. Pas këtij përfundimi, ai dilte një tjetër, thuajse të kundërt më të parin, sipas të cilit, nuk ishin në të vërtetë magnetet, por një magnetizim shpirtëror i transmetuar përmes duarve të mjekut. Ai organizonte edhe seanca shërimi kolektiv, ku pacientet i nënshtroheshin disa ndërhyrjeve me bazë elementesh kimike, që në fazën e parë shoqëroheshin me reaksione histerike dhe me pas vinte një periudhe shërimi. Gjithsesi, kjo metodologji nuk u quajt asnjëherë e saktë dhe ai u detyruar të largohet nga Franca përfundimisht.

3. Giuseppe Balsamo (1743-1795). Ishte veçse një aventurier dhe fitoi famë si alkimist. I detyruar të largohet nga Italia, ai më pas do të tregonte se bënte pjesë në një shoqëri sekrete greke dhe se posedonte vizione mistike dhe mundësinë për të thirrur shpirtrat. Aktiviteti i tij, edhe pse ishte gjysmanalfabet gjeti përhapje të madhe, por që me në fund çoi në arrestimin dhe varrosjen e gjallë të tij.

4. Grigorij Efimovic Rasputin (1869 –1916). I lindur në Siberi, ai mundi të bëhet i njohur në Rusi falë aftësive të tij për të krijuar imazh të paqenë. Në këto kushte ai mundi të depërtojë deri tak oborri i Carit ku caresha e ngarkoi të përkujdesej edhe për të birin hemofili. Duke parë rritjen e vazhdueshme të ndikimit të tij tek Cari, disa persona menduan që ta eliminojnë duke e helmuar, por pa ja arritur qëllimit. Me pas flitet se ai është vrarë dhe hedhur në një lume.

5. Edgar Cayce (1877-1945). Vlerësohet si profeti më i madh amerikan. Fillimisht punoi si fotograf, por me pas ju përkushtua shërimit të sëmundjeve me anë të metodave spirituale dhe kurat e tij lidheshin gjithnjë me bimët medicinave. Ai nuk merrte para për shërbimet e tij, por pranonte donacione. Hapi me pas një klinike dhe krijoi Association for Research and Enlightenment që është aktualisht në këmbë. Nuk njihen realisht aftësitë e tij paranormale, por njihen disa profeci të tij, mes tyre dhe ajo e fitores se Hitlerit, rishfaqja e Atlantidës dhe kthimin në kristianiëm të Kinës dhe kinezëve.

6. Mina Stinson (1889-1941). Bëhet e famshme dhe e njohur me emrin Margery. Si grua e një mjeku edhe ajo ju përkushtua pasionit për spiritualizmin dhe organizoi shumë seanca spirtiualizmi në shtëpinë e saj. Ajo pranoi dikur edhe ftesën për të treguar fuqitë e saj përpara një komisioni që do të gjykonte edhe më shumë për të, mes të cilëve dhe magjistari më i famshëm Houdini, i cili me pas do të deklaronte se kish zbuluar disa truke të saj, të cilat pasi u bënë një fushë betejë mes tyre, përfundoi me demaskimi e saj.

7. Harry Houdini. I lindur në Hungari, ai emigron që në moshën katër vjeçare në SHBA ku fillimisht u përpoq të fitoje famë si prestigjator. Me pas, aftësitë e tija të jashtëzakonshme, e bënë atë të njohur në të gjithë Botën, duke dalë gjithnjë fitimtar përpara çdo aventure të cilës i futej. Vdiq në vitin 1926 në një përpjekje me armë ndaj një agresioni.

8. Gustavo Adolfo Rol (1903-1994). Është vlerësuar si nga më të famshmit personazhe të spiritualizmit të shekullit të 20-të. Nder ndjekësit më të shquar të tij ishin Federico Fellini, Gianni Agnelli, Franco Zeffirelli dhe Dino Buzzati, por e vërteta është se ai nuk pranoi asnjëherë të tregojë aftësitë e tij përballë një komisioni të specializuar, për këtë shumë specialiste nuk e vlerësojnë atë si një prestigjator të vërtetë.

9. Gerard Croiset (1909-1980). Prestigjator holandez qe ne vitet ’60 te shekullit te kaluar un be i njohur edhe si detektiv paranormal, pasi ishte në gjendje të gjente se ku kish përfunduar një njeriu i konsideruar i humbur. Ai është përfshirë edhe në çështjen e Aldo Moro-s, por ai deklaroi se nuk do të ishte në gjendje ta gjente atë as gjalle as të vdekur. Më vonë ka pasur studime që kanë treguar se aftësitë e tija nuk ishin ashtu sikundër mendohej.

10. Uri Geller (1946). Prej vitesh izraeliti është konsideruar si prova e gjallë e aftësive paranormale të njeriut. Veç të tjerave ai pretendonte se fuqitë e tij ja kishin dhënë alienët. Por pas një farë kohe, ishte një tjetër studiues që arriti t’i kundërvihej me prova, duke e ftuar atë në një sfidë të vërtetë të cilën ai nuk e pranoi asnjëherë, duke vënë në diskutim famën e tij.

|

Leave a Reply