Lajme

23 May 2017

10 qytetet më të bukur në botë

|
By
|
0 Comment
|

10.Bryzh

Bryzh është qyteti më i madh në provincën Flanders në Belgjikë. Edhe pse është një qytet i vogël ka një bukuri të madhe. Në të gjithë botën, ai është ndër qytetet, që i ka mbrojtur më mirë monumentet e periudhës së mesjetës. Ai është ndër qytetet më të vizituar.

9. Budapest

Ky është një qytet hibrid, i cili është krijuar nga bashkimi i tre qyteteve, Buda, Pest, dhe Obuda. Ai është qyteti më i madh dhe ndër qytetet më të bukura në botë. Ai është i ndarë në dy pjesë nga lumi Danub dhe ka ndërtesa të neo-rezistencës.

8. Roma

Roma është kryeqyteti i Italisë dhe qëndron mbi shtatë kodra. Ajo ka shtëpitë dhe kishat më të vjetra në botë. Ndërtesat e saj nuk janë vetëm të vjetra, por edhe të bukura. Qendra e saj historike është e shënuar nga UNESCO si një Site i Trashëgimisë Botërore. Monumentet dhe muzetë e tillë si: Muzetë e Vatikanit dhe Koloseu janë ndër destinacionet më të vizituara.

7. Firence

Firence është kryeqyteti i Toskanës dhe Provincës së Firencës. Ai është ndër qytetet më të populluar në Itali dhe njihet si djepi i artit dhe arkitekturës. Firence quhet si një nga qytetet më të bukura të botës falë monumenteve të shumta historike dhe muzeve të saj si për shembull Katedralja Santa Maria del Fiore, Galleria degli Uffizi etj.

6. Amsterdam

Ky është gjithashtu një qytet shumë i bukur. Ai është kryeqyteti i Holandës. Secila nga shtëpitë kualifikohet si një monument. Ato shërbejnë si zyra, kafene, restorante dhe janë të kombinuara aq mirë më njëra-tjetrën sa i japin Amsterdamit një pamje madhështore.

5. Rio de Zhaneiro

Njerëzit thonë se Perëndia e krijoi botën në gjashtë ditë, për tiu përkushtuar krijimit të Rio de Zhaneiro-s. Ai ka një arkitekturë thuajse perfekte dhe peisazhe të mrekullueshëm.

4. Lisbona

Lisbona është kryeqyteti i Portugalisë dhe një nga qytetet më të mëdha. Ajo ndodhet në perëndim të vendit, në një pikë ku lumi Tagus derdhet në Oqeanin Atlantik. Pjesën perëndimore të qytetit kryesisht e zë Monsanto Forest Park, një prej parqeve më të mëdha urbane në Evropë. Lizbona është në krye të qyteteve më piktoreske.

3. Praga

Ajo është kryeqyteti i Republikës Çeke . Ky qytet është i njohur për ruajtjen e monumenteve para-historike dhe në ndërtimin e urave madhështore.

2. Paris

Ai është kreqyteti i Francës. Lumi Sena e ndan qytetin në dy pjesë. Parisi është një nga qendrat kryesore të biznesit , kulturës, shkencë s dhe artit në botë. Një ndër monumentet më të famshme të tij është Kulla Eifel, e cila është edhe një nga shtatë mrekullitë e botës.

1. Venecia

Ai është një qytet në pjesën verilindore të Italisë. Ai ndryshe mban emrin La Serenissima që do të thotë E Qeta. Venecia është me të vërtetë një nga qytetet më të bukur në botë. Aty janë luajtur shfaqje të shumta dhe pothuajse pjesa më e madhe e tyre janë romantike.

|

Leave a Reply