Lajme

22 April 2017

10 serialet më të shtrenjta televizive në botë

|
By
|
0 Comment
|

10. “Terra Nova”

“Terra Nova” ofron gjithçka që mund të dëshirojë njeriu nga zhanri i fantashkencës: udhëtime në kohë, dinozaurë dhe shumë aksion. Për të fituar sa më shumë spektatorë, producenti Steven Spielberg ka futur në lojë efekte të panumërta dhe një set të ndërtuar ekstra për serialin që ai po xhiron në Australi. Seriali dyorësh, i shfaqur si një projekt pilot, i ka kushtuar kanalit TV amerikan, FOX, rreth 14 milionë dollarë amerikanë dhe dymbëdhjetë seritë e mbetura do të kushtojnë rreth 4 milionë dollarë. Shumë fansa, megjithatë, seriali në fjalë nuk ka mundur dot t’i thithë. Pikërisht për këtë arsye, ai u shty si projekt qysh me transmetimin e serisë së parë.

9. “Deadwood”

Për serialin uestern me titullin “Deadwood”, kanali TV amerikan, HBO, nuk u është druajtur aspak shpenzimeve: në vend të një seti të thjeshtë me kulisa të ndryshme, HBO ngriti një fshat të tërë në stilin e Midwest-it. Nëse i përllogarit kostot e tij dhe pagesat për aktorët dhe bashkëpunëtorët në çdo njërin prej 36 episodeve, “Deadwood” rezulton të ketë kushtuar rreth 4,5 milionë dollarë për seri.

8. “Boardwalk Empire”

Ndryshe nga “Deadwood”, produksioni tjetër i HBO-së, “Boardwalk Empire” në SHBA ka korrur sukses të madh. Sidoqoftë, pa kostot e shtrenjta të produksionit, kjo ndërmarrje do të kishte qenë një dështim. Për projektin pilot, HBO ndërtoi si prapaskenë një pjesë të madhe të shëtitores historike të “Atlantic City”-it, dhe për këtë ndërhyrje, u desh të paguante plot 18 milionë dollarë. Të gjitha seritë e tjera të serialit me pesë pjesë, kanë kushtuar rreth pesë milionë dollarë. Veç tyre, u harxhuan edhe rreth dhjetë milionë dollarë në fushata publicitare dhe marketing.

7. “Frasier”

“Frasier” është një ndër sitcom-et (një zhanër i veçantë komedie) amerikanë më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Mesatarisht, rrjeti TV amerikan, NBC, ka shpenzuar plot 5,2 milionë dollarë për çdo seri. Sidomos të shtrenjtë kanë qenë vetë aktorët: ndihmësproducenti David Hyde Pierce, fitoi rreth 750 000 dollarë për seri, ndërsa John Mahoney fitoi 700 000. Kelsey Grammer, aktor i rolit kryesor, dr. Frasier Crane, është paguar ndërkaq me 1,6 milionë dollarë për seri, çka e bën atë, aktorin më të paguar në serialet televizive amerikane.

6. “Game of Thrones”

Shumë efekte speciale marramendëse dhe aktorë të superpaguar, e kanë bërë serialin “Game of Thrones” ndër më të shtrenjtët në historinë e televizionit.

Rreth 6 milionë dollarë ka paguar HBO për çdo seri për historitë e saj plot fantazi. Seria pilot e pjesës së parë, theu të gjitha rekordet me rreth 10 milionë dollarët që u shpenzuan. Por në fund, duket se të gjitha këto shpenzime, nuk ia vlejtën për gjë: vetëm nëpërmjet licencimeve të huaja, rrjeti televiziv që e prodhoi serialin, arriti të mblidhte rreth 2,5 milionë dollarë. Kostot e tjera u mbuluan nga abonentët, kurse një sasi e madhe parash u humb nga kopjet pirate.

5. “Camelot”

Bilanci final për dramën historike “Camelot”, ishte pozitiv: producentët e serialeve të suksesshme televizive “The Tudors” dhe “Borgias”, investuan rreth 7 milionë dollarë në çdo episod. Sidoqoftë, me gjithë aktorët shumë të mirë si Joseph Fiennes dhe Jamie Campbell Bower, ky serial nuk mundi t’i bënte dot ballë konkurrentit direkt, “Game of Thrones”. Pas vetëm një serie, iu dha fund transmetimit të tij.

4. “Marco Polo”

Shërbimi “Netflix” mori përsipër ekranizimin e historive interesante të tregtarit venecian, Marco Polo. Për serinë e parë të serialit me dhjetë episode, shërbimi “VoD” kishte një buxhet prej 90 milionë dollarësh. Ngaqë “Netflix” ka bërë gati një seri të re për vitin 2016, shpenzimet duket se ia kanë vlejtur.

3. “Friends”

Ross dhe Rachel, Rachel dhe Ross – lidhja që lëkundet e dy protagonistëve të komedisë amerikane “Friends”, është e njohur për këdo. Por veç tyre, kanë qenë edhe katër të tjerë që donin të paguheshin po aq sa edhe dy protagonistët kryesorë. Secili prej tyre në serinë e dhjetë u pa të paguhej me 1 milion dollarë për episod. Bashkë me kostot e tjera të produksionit, në fund erdhëm te vlera e rreth 10 milionë dollarëve për episod.

2. “Rome”

Seritë me sfond historik në përgjithësi thuhet se janë të shtrenjta. Kështu, prodhimi i HBO-së, “Rome” ka kushtuar rreth 10 milionë dollarë për seri. Me gjithë kritikën shumë pozitive, shtatë çmimet “Emmy” dhe shumë nominime për “Globin e Artë”, seriali pushoi së transmetuari pas dy serish.

1. “Emergency Room”

Me serinë spitalore “Emergency Room”, ia nisi dhe ngjitja e yllit të George Clooney-it. Pas dy serish të shkëlqyera, kasat e rrjetit NBC, u duk se u përmirësuan ndjeshëm në vitet nëntëdhjetë. Për të mos e humbur aktorin drejt industrisë së filmit, NBC ia rriti rrogën atij dukshëm dhe i pagoi për çdo seri, rreth 13 milionë dollarë – një rekord absolut. Pasi Clooney e braktisi serialin në vitin 1999, shpenzimet për të ranë sërish në nivelet normale.

|

Leave a Reply