Lajme

24 May 2016

10 ushqimet perfekte për mëngjes

Konsumimi i ushqimit te duhur, të jep energji dhe të ndihmon të mos hash shumë gjatë ditës. Më poshtë keni të listuar 10 ushqimet perfekte për mëngjes.

1. Vezët janë të shëndetshme dhe të shijshme. Sipas studimeve konsumimi i vezëve të rrit ndjesinë e ngopjes, ul sasinë e kalorive që do marrësh në vaktin tjetër dhe mban të qëndrueshëm nivelin e sheqerit dhe insulinës në gjak. Përvec kësaj e verdha e vezës përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syve sic janë katarakti etj. Ju mund të keni dëgjuar që veza ka shumë kolesterol. Është e vërtetë por pavarësisht kësaj nuk e rrisin nivelin e kolesterolit në gjak te shumica e njerëzve. Mënyra më e shëndetshme dhe e thjeshtë për gatimin e vezëve është duke i zier.

veze

2. Kosi është ushqyes dhe i shijshëm Ai është i pasur me proteina. Këto të fundit janë vërtetuar që zvogëlojnë ndjenjën e urisë dhe rrisin metabolizmin. Kosi dhe produktet e tjera ditore të qumështit ndihmojnë në kontrollin e peshës, sepse rrisin nivelin e hormoneve që të bëjnë të ndihesh i ngopur. Për më shumë shije por edhe për ti shtuar vitamina,minerale dhe fibra mund t’i shtoni fruta të ndryshme, të freskëta ose të thata.

kos

3. Kafeja është një pije e mrekullueshme për të nisur ditën. Ajo është e pasur në kafeinë, e cila është e mirë për përmisimin e humorit, vigjilencës dhe performancës mendore. Edhe në sasi të vogëla kafeina i jep këto efekte.

Sipas një prej studimeve të fundit sasia e kafeve që mund të pini gjatë ditës duhet të jetë jo më shumë se 4. Kjo në fakt varion edhe nga lloji i kafesë.  Kafeina gjithashtu është e mirë sepse rrit metabolizmin dhe djegien e dhjamit.

Kafeja është e pasur në antioksidantë, të cilat ulin inflamacionin, ulin rrezikun ndaj diabetit dhe sëmundjeve të mëlçisë, mbrojnë qelizat e gjakut etj.

kafe

4. Tërshëra

Është zgjedhja më e mirë për ata që duan drithëra në mëngjes. Tërshëra përmban beta-gluken, një fibër që ka shumë përfitime shëndetësore duke përfshirë reduktimin e kolesterolit dhe rritjen e ndjesisë së ngopjes. Tërshëra gjithashtu është e pasur me antioksidantë të cilat mbrojnë acidet yndyrore por edhe shëndetin e zemrës dhe ul presionin e gjakut. Për të gjithë ju që nuk e keni përdorur më parë si produkt, atë mund ta konsumoni me kos ose qumësht, madje mund të kërkoni në internet për receta biskotash ose keku me tërshërë.

tershere

5. Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë të shijshme dhe të mbushura me antioksidantë. Më të njohurat prej tyre janë luleshtrydhet, manaferat dhe boronicat. Ato kanë më pak sheqer se frutat e tjera por nga ana tjetër kanë më shumë fibra. Frutat e pyllit gjithashtu përmbajnë antioksidantë që mbrojnë zemrën tuaj. Frutat e pyllit mund t’i shoqëroni me kos dhe do të keni 1 mëngjes të freskët e plot shije.

frutat e pyllit

6. Frutat e thata

Megjithëse ato kanë goxha kalori studimet kanë treguar se kaloritë e tyre nuk kthehen në dhjamë nëse merrni sasinë e duhur. Të gjitha llojet përfshirë këtu arrat, bajamet, kikirikët pa kripë, lajthitë etj janë të pasur me magnez, kalium dhe yndyrë të shëndetshme. Ato janë shumë të mira për shëndetin e zemrës, zvogëlojnë rezistencën e insulinës dhe ul inflamacionin. Gjithashtu arrat janë të dobishme për njerëzit me diabet. Ky përvec se një ushqim shumë i mirë për midis vakteve është shumë i mirë edhe për mëngjes. Duke i shtuar kosit tuaj disa futa të thata e të njoma i rrisni atij vlerat ushqimore.

frutat e thata

7. Caji jeshil është një prej pijeve më të shëndetshme në botë. Ai përmban kafeinë e cila rrit vigjilencën, humorin dhe metabolizmin.

Kafeina që ai përmban është aq sa gjysma e saj në kafe. Vecanërisht për diabetikët ky caj është shumë i dobishëm. Studimet kanë treguar që konsumuesit e tij kanë pësuar reduktim të sheqerit dhe insulinës në gjak. Përmban gjithashtu një antioksidant të quajtur EGCG i cili mund të ndihmojë trurin, nistemin nervor dhe zemrën nga dëmtimi.

caji-jeshil

8. Një tjetër mënyrë për të nisur ditën është duke pirë një smoothie ose 1 mix proteinik.  Disa lloje proteinash pluhur mund të përdoren, duke përfshirë vezë, sojë dhe proteinë bizeleje. Pavarësisht llojit që zgjidhni mund ti shtoni edhe fruta,zarzavate apo fara të ndryshme që të sigurojnë fibra dhe antioksidantë.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

9. Frutat janë të shijshme dhe një mëngjes me fruta është një vakt i shëndetshëm.

Të gjitha llojet e frutave përmbajnë vitamina, kalium, fibra, dhe kanë një sasi kalorish relativisht të ulët. Agrumet janë shumë të larta në vitaminë C. Në fakt një portokall i madh përmban sasinë e mjaftueshme të vitaminës C që duhet të marrim në ditë. Frutat gjithashtu rrisin ndjesinë e ngopjes pasi janë të pasura në fibra dhe ujë. Kombinoni vezë, djathë, kos dhe fruta për një mëngjes të balancuar që do tju mbajë për orë të tëra.

frutat

10. Gjiza e njomë

Është e pasur me proteina, e cila e rrit metabolizmin dhe të ngop. Gjiza përmban edhe acid linoleik që mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Një gotë me gjizë përmban plot 25 gram proteina.

gjize

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com