Lajme

31 March 2017

10 verërat më të shtrenjta të të githa kohërave

|
By
|
0 Comment
|

10. Cabernet Sauvignon Inglenook, 1941 – 18.125 euro
Kjo verë është prodhuar në kantinën e vërës Inglenook dhe u shit në vitin 2004. E dini se kush është pronari i kësaj kantine ? As më pak e as më shumë se regjisori Francis Coppola , i cili e bleu në vitin 1975 me paratë e fituara nga filmi ‘’Kumbari’’.

9.Romanée-Conti DRC, 1990- 20.650 euro
Kjo verë e kuqe e llojit Pinot Noir prodhohet në krahinën e Borgonjës, Francë dhe i është shitur një manjati rus në vitin 1996.

8.Grange Hermitage de Penfolds, 1951- 28.222 euro
Kjo verë është prodhuar nga varieteti i rrushit Syrah dhe është shumë e shtrenjtë pasi ekzistojnë vetëm 20 të tilla në gjithë botën. I është shitur një koleksionisti australian në maj të vitit 2004.

7.Sherry Massandra, 1775 – 31.953 euro
Gaboni nëse mendoni që verërat më të mira janë ato italiane apo franceze. Sherry Massandra është një ndër verërat më të mira ruse të prodhuara në Krime. Sipas tabloideve të ndryshëm presidenti Putin është i cmendur pas saj dhe e ndan vetëm me kolegët e preferuar.

6.Sauternes de Château d’Yquem,1787 – 73.456 euro
Kjo verë konsiderohet si mbretëresha e verës së bardhë. Ajo është përdorur edhe në shumë prodhime hollivudiane. Është blerë në vitin 2006 nga një koleksionist anonim amerikan.

5. Bordeaux de Château Mouton Rothschild,1945 – 84.191 euro
E veçanta e kësaj vere është se ajo nuk gjendet në formatin e zakonshëm, por në një shishe prej 3 litrash. Kjo gjë ka ndikuar dhe në çmimin e çmendur të saj. Edhe agjenti 007 James Bond e ka cituar si një ndër verërat më të mira.

4. Mertol de Château Cheval Blanc, 1947- 99.257 euro
E shitur në vitin 2006 në San Francisko, vera Mertol de Château Cheval Blanc është prodhuar nga një prej kantinave më të mira në botë.

3.Château Lafite, 1948 – 1117.530 euro
Kjo verë është thuajse 200 vjecare. Më pare ajo bënte pjesë në koleksionin e presidentit amerikan Thomas Jefferson. Ndërsa në vitin 1985 u ble nga themeluesi i revistës Forbes, Malcolm Forbes.

2.Chateau Margaux, 1787 – 165.275 euro
Historia interesante e kësaj vere është se ajo nuk u pi kurrë. Bentë pjesë në koleksionin e çmendur të presidentit Jefferson. Por një kamarier e theu pa dashje në Four Season Hotel, New York 1989.

1.Cabernet Screaming Eagle, 1992 – 228.230 euro
Çmimi i saj i çmendur besoj se i thotë të gjitha për këtë verë të kuqe prodhuar në Kaliforni

|

Leave a Reply