Lajme

09 February 2017

Dr Luke pengon Kesha-n për nxjerrjen e albumit të ri

|
By
|
0 Comment
|

Producenti Dr Luke është përpjekur ta lërë Kesha pa para dhe nuk i jep lejen për një album të ri. Sipas tij, Kesha i detyrohet 1.3 milionë $.

Kesha e ka akuzuar se po e bën këtë gjë që ta lërë pa para, sepse as nuk po e lejon që të bëjë album të ri. Kesha dhe Dr. Luke janë në një betejë ligjore, pasi Kesha e akuzoi producentin e saj për ngacmime seksuale në vitin 2014. Dr. Luke e akuzon se ajo nuk i ka paguar atij paratë e honorareve, turneve, shitjeve të albumeve.

Avokatët e tij e mohojnë që Dr. Luke po pengon publikimin e albumeve të Kesha-s, madje thonë se këngëtarja i ka dhënë atij 150.000 $ për të filluar albumin e ri.

Ndërkohë që avokatët e Kesha-s thonë se ajo ka 10 muaj që përpiqet për të regjistruar albumin e saj, ka përgatitur 20 këngë,por nuk i janë miratuar.

Mbi të gjitha, për të fituar këtë betejë Kesha ka paguar mbi 500.000 shtetin. Duke marrë shkas nga kjo, ndoshta mund të themi se rrënimi i Kesha-s po afron…

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com