Lajme

20 April 2017

10 qytetet me numrin më të madh të miliardereve

||
0 Comment
|

1. Nju- Jork

Numri i miliarderëve: 82 Pasuria e përgjithshme e tyre: 397.9 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: David Koch (48.3 miliardë dollarë) Qyteti i Nju- Jorkut vazhdon që të ketë më shumë miliarderë sesa çdo qytet tjetër në botë. Pas Koch-ut, personi i dytë për nga pasuria në këtë qytet është ish- kryetari i tij, Michael Bloomberg.

2. Hong- Kong

Numri i miliarderëve: 75 Pasuria e përgjithshme e tyre: 297.8 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: Li Ka-shing (31.2 miliardë dollarë) Në një qytet ku jetojnë më shumë se 7 milionë njerëz, është lehtë të shihet sesi shumë prej tyre kanë përfituar nga patundshmëritë. 25 prej miliarderëve të Hong- Kongut, pasurinë e kanë fituar nga patundshmëritë.

3. Moska

Numri i miliarderëve: 73 Pasuria e përgjithshme e tyre: 297 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: Leonid Mikhelson (18.4 miliardë dollarë) Qyteti më i madh i Rusisë është vendbanim i shumë miliarderëve, të cilët janë pasuruar nga degët e ndryshme të industrisë, duke filluar nga çeliku, metalet, nafta, qymyri dhe gazi natyror. Pasuria e Vladimir Lisinit është rritur më së shumti gjatë vitit të kaluar, për 6.8 miliardë dollarë (në gjithsej 16.1 miliardë dollarë).

4. Pekini

Numri i miliarderëve: 54 Pasuria e përgjithshme e tyre: 161.3 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: Wang Jianlin (31.3 miliardë dollarë) Personi më i pasur i Pekinit, Wang Jianlin, e ka zgjeruar edhe më shumë perandorinë e patundshmërive të tij. Kompania e tij “Dalian Wanda Group” hapi “Wanda City”, një kompleks me vlerë 3 miliardë dollarë, në provincën Jiangxi

5. Londra

Numri i miliarderëve: 50 Pasuria e përgjithshme e tyre: 217.3 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: Len Blavatnik (20 miliardë dollarë) Philip dhe Cristina Green (me pasurinë neto prej 4.8 miliardë dollarësh) bëri lajm këtë vit, kryesisht për shkak se, me gjasë, janë ndër banorët më të njohur të Londrës.

6. Mumbai

Numri i miliarderëve: 41 Pasuria e përgjithshme e tyre: 149.1 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: Mukesh Ambani (23.2 miliardë dollarë) Që nga paraqitja e tij e parë në listën e miliarderëve të “Forbes”-it, në vitin 2003, Ambani çdo vit ka qenë njeriu më i pasur i Mumbait. Kompania e tij “Reliance Industries” është duke zhvilluar një betejë ligjore me shtetin, rreth zhvillimit të një fushe të naftës.

7. Shangai

Numri i miliarderëve: 40 Pasuria e përgjithshme e tyre: 91.9 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: Liu Yongxing (6.6 miliardë dollarë) Qyteti më i madh i Kinës mbetet në vendin e shtatë të kësaj liste, përkundër saj se, këtë vit, ka 14 miliarderë më tepër krahasuar me një vit më parë.

8. Seul

Numri i miliarderëve: 37 Pasuria e përgjithshme e tyre: 91.4 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: KunHee Lee (15.1 miliardë dollarë) Seuli është vendi ku ndodhet konglomerati më i madh dhe më i njohur i Koresë, “Samsung”, si dhe ku jeton njeriu më i pasur, kreu i kësaj kompanie, Lee Kun-Hee, pasuria e të cilit u rrit për 5.5 miliardë dollarë këtë vit.

9. Shenzhen

Numri i miliarderëve: 35 Pasuria e përgjithshme e tyre: 129.4 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: Ma Huateng (24.9 miliardë dollarë) Nga 35 miliarderët e këtij qyteti, gjashtë janë të rinj këtë vit, duke përfshirë edhe Zhang Fan (2.9 miliardë dollarë), kryesues të kompanisë biometrike “Shenzhen Huiding Technology”; dhe Wu Lanlan (2 miliardë dollarë), zëvendës kryetar të kompanisë “Shenzhen Yuto Packaging”.

10. San Francisko

Numri i miliarderëve: 32 Pasuria e përgjithshme e tyre: 86.6 miliardë dollarë Personi më i pasur në këtë qytet: Dustin Moskovitz (10.7 miliardë dollarë) Që të 32 miliarderët e San Franciskos, duke përfshirë edhe tre miliarderët e rinj, gjatë vitit të fundit kanë shtuar, apo kanë ruajtur pasurinë që kanë pasur vitin e kaluar.

|

Leave a Reply