Lajme

18 January 2018

50 Cent krahason Kanye West me Donald Trump, vlerëson muzikën e Jay Z si “muzikë golfi”

50 Cent ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Conan O’Brien për të promovuar filmin e tij të ri “Den of Thieves”. Reperi i njohur ndër të tjera foli edhe për disa nga deklaratat e tij kontroversale. Ai foli për Presidentin Trump si edhe për dëshirën e Kanye West për të kandiduar për President në zgjedhjet e vitit 2020. Pavarësisht se do t’i pëlqente që kolegu i tij të kandidonte për këtë post, ai u shpreh se Kanye është delusional, si Donald Trump.
Hitbërësi i “Candy Shop” foli edhe për deklaratën për albumin e Jay Z, “4:44” të cilën e kishte cilësuar si “muzik golfi” dhe sqaroi se qëllimi i tij nuk kishte qenë që të ofendonte punën e tij.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com