Lajme

20 April 2018

A do të ribashkohet “One Direction”, Liam Payn rikthen shpresat e fansave

Djemtë e “One Direction” kanë shkuar në pesë drejtime të ndryshme, por gjithmonë kanë thënë se ndoshta një ditë do të ribashkohen. Dhe me sa duket, Liam Payne e ka dhënë një sinjal të tillë. “Mendoj se një bashkim do të ndodhë në të ardhmen”, – tha këngëtari gjatë një interviste për “Promiflash”.

“Ne të gjithë kemi folur për këtë dhe ëndrra për të realizuar një show është mahnitëse”. Liam u shpreh se suksesi i secilit prej djemve të grupit është edhe një arsye më shumë për t’u ribashkuar. “Meqë të gjithë janë bërë të suksesshëm edhe si solist, kjo është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të realizojmë një koncert për ta bërë grupin edhe më të madh” ,përfundoi ai.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com