Lajme

12 April 2019

A duhet të arrestohet Roza Lati pasi tymosi marijuanë në televizion?

Me siguri të gjithë e keni parë orët e fundit videon që po qarkullon në rrjet. Bëhet fjalë për moderatoren Roza Lati e cila pasi nuk i ka ngelur asgjë për të bërë në ekran, tymosi një cigare  marijuanë me një vajzë të re e cila pretendon se bën muzikë por që ende nuk di shqip, Baby G i thonë.

Roza dhe Baby G kanë shkelur ligjin 97/2013 PËR MEDIAT AUDIOVIZUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, nenin 4 pika b) që thotë : b) veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut. Kjo veprimtari respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve;

dhe nenin 33, pika d që thotë : të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale.

E teksa kemi të bëjmë me një vepër penale, hapur fare në televizion, nga AMA (autoriteti i mediave audio-vizive) dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk ka reagur.

Kujtojmë se ambientet e televizionit “News 24” u blinduan nga Forcat Shqiponja në shator të vitit 2016 pasi gazetarja Eni Vasili kishte një bimë kanabasi në programin e saj “Studio Hapur”.

Eni Vasilit iu desh të firmoste një procesverbal dhe më pas të tregonte për Forcat Shqiponja se si asaj i ra në dorë bima e kanabasit.

Po me Rozën çfarë ndodhi? Asgjë! Roza po kënaqet më këtë farsoje programi duke thënë se programi i saj është argëtues dhe jo edukativ.

Mirë e ka Roza, por nisur edhe nga foto në të cilën kemi zgjedhur në cover të lajmit, Roza shihet duke qarë e bërtitur në studion e Dudushit pasi pa disa pamje teksa kafshët e rrugës dhunoheshin. Roza ka ndjeshmëri kështu kur vjen fjala tek kafshët por harron se atë sekuencë ku ajo dhe Baby G tymosin  marijuanë  mund t’a kenë parë me dhjetra nëna që i digjet shpirti pasi fëmijët e tyre kanë vuajtur dhe vuajnë nga varësia e kësaj droge.

Roza me të drejtë thotë se emisioni i saj është argëtues dhe jo edukativ por kush i ka thënë Rozës se argëtimi në ekran bëhet duke shkelur ligjin e duke përcjellë mesazhe aspak të dobishme, përkundrazi.

Por çfarë mendon publiku për këtë situatë:

 

 

 

AMA dhe Prokuroria e Tiranës duhet të marrin masa të menjëhershme!

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com