Lajme

24 May 2016

Adele gati për të nënshkruar një kontratë miliona dollarëshe

Këngërtarja e talentuar Adele raportohet se është duke nënshkruar kontratën për t’u larguar nga labeli XL Recordings dhe për t’iu bashkuar Sony Music. Sipas gazetës ‘The Sun’ vlera e kontratës është $131 milion dhe e rrit pasurinë e Adele në $254 milion.

Hitbërësja britanike që sipas ‘Sunday Times Rich List 2016’ kryeson klasifikimin e muzikanteve më të pasura, i detyrohet menaxherit Jonathan Dickens për kontratën e saj më të fundit.

adele 1

Lajmi u përhap pasi 28 vjeçarja u vlerësua me plot 5 çmime (Top Artist, Top Female Artist, Top Selling Song, Top Billboard 200 Artist dhe Top Billboard 200 Album) të dielën 22 maj në Billboard Music Awards. Angazhimet e shumta nuk e lanë artisten t’i merrte personalisht çmimet, por ajo dërgoi një video falenderuese për të gjithë fansat e saj.

adele 2

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com