Lajme

12 December 2017

Adriana Lima: Nuk do të zhvishem më…

Adriana Lima ka marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket karrierës së saj. Modelja e “Victoria’s Secret” ka bërë publik në Instagram lajmin se ajo nuk do të zhvishet më për kauza të parëndësishme.

“Kam marrë një telefonatë për mundësinë e xhirimit të një video seksi, e cila do të postohej në rrjetet sociale. Edhe pse kam bërë shumë si këto video, diçka më ka ndryshuar mua”.

“Një mikeshë m’u shpreh se nuk ishte e lumtur me trupin e saj dhe kjo më bëri të mendoj, për çdo ditë të jetës sime, kur ngrihem duke menduar se si dukem. A do të isha pranuar në punën time? Në atë moment kuptova që shumica e femrave ndoshta ngrihen çdo mëngjes duke u përpjekur t’i përshtaten një stereotipi që shoqëria/rrjetet sociale/moda ka imponuar”.

“Mendova se kjo nuk është një mënyrë jetese dhe përtej kësaj, kjo nuk është e shëndetshme nga ana fizike dhe mendore, kështu që vendosa të bëj një ndryshim… Unë nuk do të heq më rrobat e mia për shkaqe të parëndësishme… #duajnivetentuaj #naturaështëebukur#natyraljaështëmëseski#judua”, shkruan 36-vjeçarja.

|

Leave a Reply