Lajme

13 January 2018

Afërdita Dreshaj feston “përjetësinë” me Jakub Kindl

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj javë më parë zyrtarizoi fejesën e saj.

Ajo u fejua me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl, me të cilin siç ka treguar, është tejet e dashuruar.

Këtë gjë ajo e vërteton edhe përmes një fotografie shumë të veçantë të publikuar së fundmi në InstaStory, ku shfaqet më e lumtur se kurrë pranë të fejuarit të saj.

Ajo i ka bërë një dedikim shumë romantik Jakubit në përshkrimin e fotografisë.
“Gëzuar për përjetësinë tonë”, ka shkruar Dreshaj.

Çifti ka disa vite që janë shpërngulur në SHBA, dhe duket se jetëgjatësia e lidhjes së tyre është vërtetësi që ata duan të jenë përgjithmonë me njëri-tjetrin.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com