Lajme

08 February 2018

Aida Doci dhe Besart Halimi i këndojnë dashurisë së humbur

Pak ditë para festës së Shën Valentinit, këngëtarët Besart Halimi dhe Aida Doçi kanë sjell një duet shumë të veçantë.

“Kur u ndamë” titullohet kënga e tyre e re, e cila trajton temën e dashurisë së humbur dhe vjen si një ripërpunim i këngës së famshme të Gilit dhe Enis Potokut, me të cilën ata patën shumë sukses në Top Fest 6.

Muzika dhe teksti janë punuar nga Ilir Berani, gjersa orkestrimi është bërë në studion e Florent Boshnjakut. Klipi i këngës është punuar nga Elmedin Bushati.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com