Lajme

06 December 2018

Ajola Xoxa publikon foton e parë të Kajan vetëm dy muaj pas ardhjes në jetë

Vetëm dy muaj kanë kaluar nga lindja e vogëlushit Kajan dhe Ajola Xoxa ka publikuar ditën e djeshme për herë të parë foton e ëmbël të vogëlushit.

Në foton e postuar në Instagram,Ajola mban në krah vogëlushin e saj dhe të dy janë pranë pemës së Vitit të Ri, ndërkohë që poshtë fotos ka shkruar:

“Dy muaj me këtë qiell të vogël”

Të gjithë e prisnim një foto të tillë dhe me sa duket Ajola paska vensour të na e bëjë dhuratë për festat e fundvitit.

Ajo që na mbetet ,është të urojmë që mami Ajola të postojë sa më shumë foto të bebushit Kajan.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com