Lajme

10 October 2018

Aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë

Aktori i njohur Owen Wilson është bërë për herë të tretë baba. Sipas mediave, aktori është bërë babai i një vajze me partneren e tij Varunie Vongsvirates, e cila është një “businesswoman”.

Djali i tij më i madh erdhi në jetë nga dashuria me partneren, Jade Duell, me të cilën u nda në 2011-n. Ndërsa djali i tij Finn erdhi nga lidhja me trajneren e fitness-it, Caroline Lindqvist, me të cilën ishte ndarë para se të lindte i biri.

Partnerja e tij aktuale iu nënshtrua testit për të vërtetuar atësinë me dëshirën e tij, gjatë kohës që ishte shtatzënë. Vongsvirates dhe Wilson kanë qenë në një lidhje të fshehtë prej më shumë se 4 vite.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com