Lajme

05 October 2017

Aktori shqiptar luan në filmin hollywood-ian krah Selena Gomez

Regjisori i njohur Woody Allen do të sjellë filmin e tij më të ri “Shi në muzeum” pjesë e të cilit do të jenë një kast i gjerë aktorësh të njohur, si Selena Gomez, Jude Law, Elle Fanning dhe shumë të tjerë. Mirëpo pjesë e këtij kasti do të jetë edhe një aktor shqiptar, pikërisht Marko Caka, i cili ka korrur mjaft sukses në Hollywood.
Caka përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar regjisorin për mundësinë, si dhe ka treguar më shumë pët këtë eksperiencë.
“On set with Woody Allen and Selene Gomez..Nje falenderim special per regjizorin e madh Woody Allen qe me dha mundesine brenda 8 aktoreve, te jem pjese e vetem nje skene speciale te Selene Gomez “Shi ne muzeum” ne projektin e madh te tij filmik e te Amazon Studio per vitin 2018 me nje numer te yjesh, Jude Law, Elle FanningMegjithese kemi filluar xhirimet ne 3 te mengjesit, por ja vlen kur shikon gjithnje buzeqeshjen e Gomez duke na folur te gjitheve duke harruar shiun improvizus qe binte..
Nuk thuhet kot se Woody Allen ben vetem mrekullira ne sheshxhirim, qe duhet te jesh me fat ta perjetosh nga afer”, ka shkruar Caka.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com