Lajme

25 January 2017

Aktorit Chris Hemsworth mund t’i dalin fotot nudo

Chris Hemsworth është një nga aktorët australianë më të preferuar të momentit, dhe kjo për shkak të fizikut të tij, por edhe personazhit të Thor që ka luajtur.

Gjatë një eventi në Nju Jork, 33-vjeçari pranoi se ka foto nudo të tij në telefon.

Rrëfimi vjen pasi aktorja Rachel Griffiths dhe MC projektuan foto nga telefoni i Chris në një ekran të madh, raporton ‘The Daily Telegraph’.

“Të kemi vjedhur telefonin”, e ngacmoi ajo duke shtuar, “Shpresoj mos të kesh foto nudo”. Dhe përgjigja e Chris ishte: “Janë disa”.

Si një ambasador global i turizmit australian, ai i ka bërë entuziast turistët nëpërmjet 18 eksperiencave të realitetit virtual, duke treguar vendet më të mira australiane, ushqimin, verën dhe mjedisin.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com