Lajme

09 August 2018

Aktorja dhe këngëtarja Carrie Underwood është në pritje të ëmbël

Aktorja dhe këngëtarja amerikane Carrie Underwood është në pritje të ëmbël. Një lajm i tillë është bërë i ditur përmes një video të postuar në rrjetet sociale ku Carrie jep lajmin e embël se është shtatzënë për herë të dytë.

“Mike, Isaiah dhe unë jemi shumë të lumtur të njoftojmë se shumë shpejt do të shtojmë edhe një tjetër peshk brenda akuariumit tone”, është shprehur këngëtarja për fansat e saj.

Ajo nuk dha më tepër detaje rreth faktit se sa muajshe është apo për gjininë e vogëlushit. Carrie është e martuar me hokeistin kanadez Mike Fisher dhe kanë edhe një fëmijë 2 vjeç, që quhet Isaiah.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com