Lajme

11 February 2019

Aktorja e njohur meksikane ndahet nga bashkëshorti sapo atij i mbaroi mandati i Presidentit

Angélica Rivera, ose aktorja mjaft e njohur Paloma e serialit “La Gaviota”, është ndarë nga bashkëshorti i saj, ish-Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto, dy muaj pasi ky i fundit mbaroi mandatin e tij.
Por, ndarja e çiftit ka sjellë mjaft reagime në Meksikë, dhe analistët politikë thonë se martesa e tyre ka qenë vetëm për reklamë, dhe rritje të popullaritetit të Presidentit.

Në mesazh të shkurtër të publikuar në mediat sociale, Rivera tha se ka bërë të pamundurën për ta mbajtur gjallë martesën e saj, por “është një situatë e dhimbshme”.
“Sot, e gjithë energjia ime, forca dhe dashuria janë fokusuar në vazhdimin e të qenit nënë e mirë, në rikuperimin e jetës dhe karrierës profesionale”, – shkruante Rivera.

Pena Nieto dhe Rivera u martuan në vitin 2010, kur ai ishte guvernator i shtetit të Meksikës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com