Lajme

25 September 2018

Al Pacino fotografohet në Hollywood me në krah të dashurën 39 vite më të re

Ishte zbuluar javën e kaluar se Al Pacino është duke shijuar një romancë të re me një grua e cila është në gjysmën e moshës së tij.

Dhe të dielën aktori 78-vjeçar u fotografua me të dashurën e tij të re, ish-aktoren e “Weeds”, Meital Dohan, 39 vjeçe, shkruan DailyMail.
Duke nënkuptuar se gjërat mund të jenë serioze mes palëve, ata u fotografuan duke frekuentuar dyqanin e mobiljeve “Hardware” në Hollywoodin perëndimor.

Pacino kishte veshur një palë pantallona të errëta dhe xhaketë lëkure.
Dohan ndërkohë ishte ende në ngjyrat e verës pasi kishte zgjedhur një bluzë me ngjyra dhe fund të verdhë.

Një raport nga Page Six javën e kaluar zbuloi se Pacino është në lidhje me aktoren dhe këngëtaren izraelite prej disa muajsh.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com