Lajme

12 January 2018

Alain Delon pavarsisht famës ndihet i zhgënyer nga kjo botë

||
0 Comment
|

Alain Delon është një prej aktorëve më të njohur që ka dhënë shteti francez.

Megjithëse i rrethuar me shumë suksese dhe adhurues, duket se kjo nuk e ka lumturuar aktorin 80-vjeçar.

Ai deklaroi publikisht se do të largohej nga kjo botë pa asnjë keqardhje pasi që i ka shkaktuar vetëm dhimbje.

“Jeta nuk më ka dhënë gjëra të mëdha. Kam parë gjithçka, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë, më bën për të vjellë. Janë këto qenie që urrej. Gjithçka është false, gjithçka është e rreme. Nuk ka më respekt, nuk ka më fjalë të dhënë. Ka vetëm numërim parash. Di që do largohem nga kjo botë pa asnjë keqardhje”, është shprehur Alain Delon.

Ai mes tjerash foli për karrierën, raportin e vështirë me familjen, gratë që ka dashur dhe miqtë që ka humbur.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com