Lajme

30 April 2018

Alban Ramosaj sjell “Ike”, videoklipi si film me metrazh të shkurtër

Artisti i njohur ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ike” titullohet kënga e tij e re, e cila është punuar në muzikë dhe tekst nga vet ai.
Kënga është e zhanrit R&B dhe vjen në një stil më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim këngëtarin në herët tjera.

Kjo këngë, siç ka treguar vet Ramosaj është pjesa e parë e triologjisë “Hireath”, ndërsa pritet që së shpejti të publikojë edhe dy projekte tjera që përkojnë me këngën “Ike”.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është punuar nga regjisori Artemis Hajdini.

E veçanta e këtij klipi, është se përveçse si kantaur, Albani kësaj radhe vjen edhe si skenarist dhe regjisor, pasi skenarin dhe regjinë e klipit të tij i ka realizuar vet.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com