Lajme

25 May 2019

Albana Osmani zihet me ndjekësen në Instagram, molla e sherrit? Elvana Gjata!

Moderatorja dhe filantropistja, Albana Osmani ndodhet këto ditë në Kanë ku ka takuar personazhe të famshëm si modelen Adriana Lima apo biznesmenen Kris Jenner me të cilat ka postuar foto.

Perpos eventeve, Albana ka shijuar sot edhe rivierën franceze dhe ka postuar një video ku shfaqet duke u argëtuar në breg të detit teksa mban takat në duar.

Mirëpo disa prej fansave e kanë krahasuar videon e Albanës me fotot e fundit të Elvanës. “U bete gjithe si elvana po ska gje kush ka qejf le ta beje”, i komenton një ndjekëse Albanës.

Moderatorja shumë e dashur për publikun e ka lënë pa fjalë me përgjigjen duke i thënë se deti është i të gjithëve dhe video të tilla i ka bërë që në vitin 1995.

“Beje dhe ti! Deti eshte i joni i ne te gjitheve! Kam bere video te tilla qe ne vitin 1995, kujt i intereson! Enjoy life”, i shkruan Albana.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com