Lajme

17 July 2017

Albumet Hip Hop më të suksesshmit e momentit, kryesojnë klasifikimet

Fal JAY-Z, 21 Savage, Kendrick Lamar dhe Dj Khaled, Hip Hop-i po përfaqësohet denjësisht nëpër klasifikimet e rëndësishme muzikore. Billboard 200 momentalisht po dominohet nga albumet e kësaj rryme muzikore. “4:44” i JAY-Z po qëndron në vend të parë të këtij charti. Kjo është hera e 14 për reperin e njohur që një album i tij kryeson me shitjet dhe dëgjueshmërinë.
I dyti momentalisht është reperi i ri nga Atlanta, 21 Savage me albumin “Issa Album”.
“DAMN” i Kendrick Lamar vazhdon të jetë në vend të tretë. Dhe në vend të katërt është ‘Grateful” i Dj Khaled. Hera e fundit që albumet hip hop kanë kryesuar këtë klasifikim ka qenë 2 vite më parë.

|

Leave a Reply