Lajme

30 March 2017

Alergjike ndaj palestrës, urina i kthehet e zezë sa herë bën fiskulturë

Një grua në Britani është shtangur pas simptomave të sëmundjes së saj të rrallë. Gemma Hotby, 35 vjeç zbuloi se po kalonte një disbalancë enzimash kur urina e saj filloi të kishte ngjyrë të zezë. Kjo gjë i ndodhi sa herë provonte të bënte palestër sepse trupi i saj nuk është në gjendje të ulë shtresat e dhjamit, e sa herë kryen aktivitet fizik dëmtohen dhe dobësohen muskujt.
Ish infermierja u njoh me diagnozën e saj në vitin 2012 dhe që atëherë ajo nuk bën të njëjtën jetë. Doktorët i kanë dhënë një sërë medikamentesh të cilat duhet t’i konsumojë gjithmonë, si edhe një dietë të balancuar. Nëna e dy fëmijëve është shprehur se herë pas here e ka të vështirë edhe të luajë me fëmijët e saj por gjithsesi është e lumtur që pasojat e kësaj sëmundje nuk janë fatale.

|

Leave a Reply