Lajme

03 December 2018

Almeda Abazi flet për herë të parë për shtatzëninë dhe disa nga pasojat që i ka sjellë

Çifti i njohur Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman prej disa javësh kanë treguar se janë në pritje të fëmijës së parë dhe madje kanë zbuluar se presin një djalë.

Gjatë këtyre javëve është shtuar kurioziteti për të parë edhe barkun e rrumbullakosur të Almedës, por ajo akoma nuk na e ka dhënë këtë kënaqësi. Megjithatë ish miss-i është mjaft aktive në rrjete sociale dhe komunikon shpesh me ndjekësit e saj duke i lejuar t’a pyesin për gjithçka.

Dikush nga ndjekësit e pyeti sot se sa muajshe është dhe sa kilogramë ka shtuar gjatë kësaj periudhe.

“Kam hyrë në muajin e pestë, por po vijnë shumë pyetje për kilet… Mos t’i hyjmë asaj teme ju lutem sepse po ha çdo gjë” – ka shkruar Almeda.

Gjithashtu ajo ka thënë se ka shtuar shumë kilogramë dhe ngjan si një balenë kohët e fundit.

Ne mezi po presim ta shohim me barkun e rrumbullakosur Almeden, kështu që do vazhdojmë të presim…

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com