Lajme

16 October 2018

Almeda Abazi na tregon disa nga prapaskenat e “Alabama”, vetëm katër ditë larg nga publikimi i këngës

Almeda Abazi ka treguar javë më parë se do t’i futet botës së muzikës.

Modelja e kishte provuar veten si këngëtare në një shou televiziv teksa kishte kënduar së bashku me bashkëshortin turk disa këngë shqipe.
Bukuroshja ka bërë të ditur se kënga do të publikohet gjatë fundit të muajit gusht dhe për këtë ka bashkëpunuar me DJ-në e njohur turk, Burak Yeter.
Ajo tashmë po vazhdon të publikojë fotografi dhe video prej prapaskenave të këngës së re, “Alabama”, e cila duket se do të jetë mjaft ritmike.

“Edhe katër ditë kanë mbetur deri tek ‘Alabam’”, ka shkruar mes rreshtash në llogarinë personale në Instagram, Abazi.

Kënga do të jetë në gjuhën turke dhe pritet të jetë një hit duke marrë parasysh se bukuroshja po bashkëpunon me DJ-në më të madh turk.

Kujtojmë se 26-vjeçarja kishte kënduar së bashku me bashkëshortin, Tolgahan Sayisman disa këngë shqipe në televizionin kanal D.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com