Lajme

14 March 2018

Almeda Abazi na tregon se si dukej ajo vite më parë…

Almeda Abazi mund të konsiderohet padiskutim si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Karriera e saj nisi në vitin 2007, kur ishte shpallur “Miss Tirana”, ndërkohë që kishte arritur të kurorëzohej edhe “Miss Shqipëria 2008”, si rezultat i së cilës u bë pjesë e spektaklit “Miss Globe”.

Më pas, ajo vazhdoi rrugën e aktrimit, duke u bërë ndër aktoret më të suksesshme në Turqi, ku ishte pjesë edhe e serialit të famshëm “Sylejmani i madhërishëm”. Almeda në vitin 2015 kurorëzoi dashurinë e saj edhe me aktorin e njohur Tolgahan Sayışman.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga e kaluara, ku ka treguar se si dukej ajo 10 vite më parë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com