Lajme

11 October 2018

Andi Lila bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Axa

Futbollisti i njohur shqiptar Andi Lila është bërë baba për herë të dytë.
Familjes i është shtuar pjëtarja më e re e cila është pagëzuar me emrin e veçantë Axa.
Andi ishte dje në ndeshjen me Jordaninë dhe pas përfundimit të saj i mori leje trajnerit për të shkuar te bashkëshortja, e cila ishte e shtruar në Janinë.
Lila arriti në kohë për lindjen e vajzës. Futbollisti dhe bashkëshortja e tij kanë një djalë që quhet Ayan 5 vjeç.
Lajmin se prisnin fëmijën e dytë, e dhanë pak muaj më parë, kur Andi postoi dhe foto të Ornelës, bashkëshortes me barkun e rrumbullakosur.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com