Lajme

25 September 2018

Angela Martini kritikohet nga fansat për ndërhyrjet kirurgjikale…

Modelja Angela Martini, pavarësisht se kohët e fundit është shkëputur nga pasarelat dhe po shijon martesën me partnerin e saj Dragos vazhdon të jetë qendra e vëmendjes së mediave. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale me postimet e saj ku vazhdimisht ndan për ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto, dhe fansat kanë vënë re disa ndryshime në fytyrën e modeles. Ata e kanë kryqëzuar me komente dhe madje duke shpërthyer në akuza.

“Më duket mua apo je ënjtur nga fytyra, ndoshta ndonjë ndërhyrjeje nuk i rezistove dot as ti,”– komenton një prej tyre. “Çfarë i ke bërë fytyrës tënde Angela”, shkruan një tjetër.

Të ketë bërë vërtet ndërhyrje kirurgjikale Anxhela Martini?

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com