Lajme

02 April 2017

Angelina Jolie blen shtëpi në të njëjtën zonë me ish-in e saj

Angelina Jolie dëshiron të blejë një shtëpi në zonën e vjetër në Los Feliz, një lagje e këndshme në Los Angeles dhe i ka vendosur syrin një vile e cila kushton 25 milion dollarë. Shtëpia është e rrethuar më gjelbërim dhe ndodhet në kodrat e Hollywood, afër teatrit Griffith ku janë luajtur edhe disa nga skenat më kryesore të filmit ‘La La Land’. Shtëpia e ndërtuar në vitin 1913 dhe tanimë e restauruar plotësisht, i përkiste drejtorit Cecile DeMille.
Angelina ka jetuar në Malibu pas ndarjes me Brad Pitt në shtator dhe ka vendosur të rikthehet për të jetuar në Los Angeles, pasi mendon se gjashtë fëmijët e saj kanë nevojë të jetojnë afër ish-burrit të saj.
Pas divorcit me Brad Pitt, ato kanë vendosur që të shesin shumë prona të cilat i kanë pasur të përbashkëta përfshirë dhe kështjellën Chateau Miraval në jug të Francës, si edhe vilën në New Orleans.
Shtëpia ndodhet afër vilës ku ka jetuar me Brad Pitt.

|

Leave a Reply