Lajme

22 September 2017

Angelina Jolie dhe Brad Pitt mund të ribashkohen ?

Angelina Jolie dhe Brad Pitt para një viti deklaruan se do të shkurorëzohen.

Ishte aktorja e cila kishte dorëzuar edhe dokumentet për shkurorëzim në gjykatë, por një gjë e tillë nuk u bë asnjëherë nga ana e Pitt. Nga martesa e tyre në vitin 2014 dyshja kanë gjashtë fëmijë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën ‘Oggi’, e pyetur rreth mundësisë së ribashkimit me Pitt, ajo ka dhënë një fije shprese.
“Mund të ekzistojë një mundësi e tillë, në qoftë se shoh që gjërat po ecin në vijën e duhur’, ka pohuar Angelina.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë rikthim të dyshes.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com