Lajme

26 September 2018

Angelina Jolie ndryshon tërësisht look për filmin e saj të ri

Angelina Jolie vazhdon betejën e saj ligjore me Brad Pitt, por kjo nuk e pengon atë që ti kthehet angazhimeve të saj personale. Angelina i është rikthyer punës dhe ka nisur xhirimet e filmit “Come Away”. Ajo do të aktrojë përkrah David Oyelowo në një film që përfshin dy përrallat më të suksesshme si “Alice In Wonderland” dhe “Peter Pan”.

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale Vveshja e Angelinës përfshin një këmishë të bardhë dhe një fund të gjatë deri në fund të këmbëve në ngjyrë ulliri. Për të realizuar këtë rol ajo ka refuzuar të lyej flokët, dhe për këtë arsye ka përdorur një paruke bjonde dhe duket si një personazh perfekt i viteve 1900.

Ajo që bie në sy është pesha e aktores e cila duket akoma edhe më e dobët dhe njëkohësisht nga fotot kuptohet se dhe gjendja e saj emocionale nuk është shumë e mirë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com