Lajme

26 October 2018

Anxhela Peristeri për herë të parë me një koncert recital të titulluar “Reflektim”

Anxhela Peristeri nihet për produksionet e saj të suksesshme muzikore. Ajo njihet për zërin e saj karakteristik dhe gjithë energjinë që përcjell me këngët e saj në performancat Live.

Por së fundmi, ajo vjen me një surprizë për gjithë fansat. Këngëtarja ka vendosur që të mbajë koncertin e saj recital të titulluar “Reflektim”, për herë të parë tek Qenda Kulturore, Katedralja Ortodokse në 15 nëntor.

“Pas një periudhe të gjatë reflektimi artistik më në fund puna dhe mundi i një grupi të madh është shumë afër. Më 15 nëntor tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse ju pres të gjithëve për të ndarë me mua momente emocioni dhe dashurie” , ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com