Lajme

18 September 2018

Anxhela Peristeri rikthehet me baladën “Shpirti ma di”! Premton diçka të jashtëzakonshme në ditët në vijim

Pa asnjë paralajmërim Anxhela Peristeri është rikthyer në tregun muzikor me një këngë të re. “Shpirti ma di” titullohet balada e saj më e fundit e punuar nga Threedots dhe Kledi Bahiti. Në produksionin e ri muzikor, Anxhela vajton për dashurinë e humbur.


Por duket se ky është vetëm fillimi i një pune shumë të madhe, pasi Anxhela paralajmëroi se i gjithë projekti do të finalizohet në muajin nëntor, me recitalin e saj të parë. “Kënga ime me e re sapo doli! Ky është vetëm fillimi i një pune të jashtëzakonshme që do finalizohet në recitalin tim të parë në muajin Nëntor!” ,shkruan ajo bashkëngjitur videos së publikuar në “Instagram”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com