Lajme

15 May 2018

Anxhela Peristeri synon tregun ndërkombëtar me “Insanely in Love”

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka publikuar videon e këngës fituese të “Kënga Magjike 2017” në gjuhë të huaj shoqëruar edhe me një videoklip muzikor. Ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me tenorin e njohur shqiptar, Kastriot Tushën.

“Insanely in Love”, titullohet projekti i ri që duket se synon të prekë tregun ndërkombëtar pasi ka version anglisht dhe italisht. Një këngë që u vlerësua për zërin dhe tematikën që trajtonte ndërsa teksti është punuar nga Olti Curri.

Pas suksesit në festivalin e madh shqiptar, pritet që Anxhela të marrë vëmendjen edhe më tej.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com