Lajme

19 December 2018

Ardian Bujupi dhe Helly Luv publikojnë “Guns & Roses”

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, nuk po ndalon së sjelli projekte të reja muzikore.

Së fundmi, ai ka publikuar një këngë re në bashkëpunim me artisten e huaj, Helly Luv.

“Guns & Roses” titullohet kënga shumë ritmike, e zhanrit hip hop dhe RnB.

Producent i këngës është Kostas Karagiozidis, ndërsa për tekstin janë kujdesur Ardian Bujupi, Helly Luv dhe MUMA.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Dubai dhe mund të themi që është një videoklip shumë i kushtueshëm.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Daniel Zlotin.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com