Lajme

25 March 2019

Arian Çani: “Këngëtare kot fare!”, reagon Ronela Hajati

Ronela Hajati është kurdoherë në qendër të mediave! Këngëtarja herë përflitet për suksesin, e herë të tjera për romancat e saj.

Ajo është mjaft e suksesshme në karrierë, mirëpo kur je personazh publik, nga disa persona ndodh që pëlqehesh, e nga disa të tjerë jo.

Një nga këngët e Ronelës që ka pasur një impakt të mirë tek publiku ka qenë kënga “Vuj” që brenda pak ditësh është kthyer në një hit mjaft të dëgjuar.

Mirëpo kënga në fjalë nuk është pëlqyer aspak nga moderatori i njohur Arian Çani i cili gjatë emisionit të tij “Zonë e Lirë” në rubrikën “Mix blind test” ka thumbuar publikisht këngëtaren: “Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson, kjo këngëtare është kot fare bo, bo, bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua, nuk e dua jo. Hyn në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë.”

Mirëpo Ronela ka reaguar ditën e sotme dhe duket se ka një përgjigje mjaft ironizuese për Arianin.

“U prehshin në paqe budallallëqet”, shkruan këngëtarja në postimin e saj në Insta Story, duke lënë të nënkuptohet se e ka pikërisht me moderatorin.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com