Lajme

02 May 2018

Ariana Grande përlotet gjatë intervistës pasi kujton viktimat e Manchesterit

Këngëtarja e famshme Ariana Grande është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor një vit pas sulmit tragjik terrorist që ndodhi gjatë koncertit të saj në Manchester.

E ftuar në emisionin ” The Tonight Show” nga Jimmy Fallon, ajo u shfaq për të dhënë intervistën e parë që pas ngjarjes që u mori jetën 22 të rinjve.

Ariana foli gjatë për albumin e saj të ri të quajtur “Sweetener” që ka disa këngë kushtuar viktimave të sulmit terrorist. Gjithashtu, ky album ka disa bashkëpunime dhe prurje të tjera që lidhen me feminizmin.

24-vjeçarja e kishte shumë të vështirë të mbante lotët teksa u kujtua situata e dhimbshme e vitit të kaluar dhe premton se të gjitha projektet e saj të ardhshme do të shërbejnë si forcë për të kaluar çdo situatë të vështirë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com