Lajme

18 May 2018

Ariana Grande: Më dhemb ende zemra për sulmin në Manchester

Ariana Grande e ka përshkruar sulmin me bombë të Manchester Arena si “më e keqja e mundshme e njerëzimit”. Njëzet e dy vetë u vranë dhe më shumë se 500 janë plagosur kur një vetëvrasës shpërtheu një bombë në momentin që fansat po dilnin prej koncertit të këngëtares më 22 maj të vitit të kaluar në O2 Arena të Manchesterit.

Për revistën “Time”, Ariana u shpreh se gjëja e fundit që do të donte ndonjëherë do ishte që fansat e saj të shihnin diçka të tillë. “Muzika supozohet të jetë gjëja më e sigurt në botë. Mendoj se kjo është arsyeja pse ende po më dhemb zemra”, shtoi ajo.

Ajo më tutje pohoi se ende nuk i janë shëruar plagët dhe se mendon për akt barbar çdo ditë. “Do të doja të kisha mundësi që t’i rregulloja gjërat. Ju mendoni se me kalimin e kohës do të bëhet më e lehtë për të folur, ose do të gjeni paqe. Jo është e kundërta, çdo ditë është e dhimbshme”, pohoi këngëtarja.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com