Lajme

04 May 2018

Arilena Ara zbulon bashkëpunimin që do të vijë së shpejti

Arilena Ara është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare që suksesin më të madh e pati me këngën “Nëntori”, të cilin më vonë e solli edhe në versionin anglisht. Së fundmi ajo ishte e ftuar për të performuar në koncertin e madh të mbajtur në Tiranë për Festën e Punëtorëve.
Në prapaskenën e këtij koncerti, për mikrofonin e MCN Radio dhe Tema Tv, ajo tregoi për menaxhimin e suksesit, punën e palodhur të saj, projektet që pret t’i publikojë së shpejti.

E pyetur në lidhje me koncertet në Shqipëri artistja u shpreh: “Për të thënë të vërtetën kam qenë shumë pak prezente me koncertet nëpër klube.E di që industria jonë funksionon kështu por kur e kam nisur karrierën kam qenë adoleshente dhe ekipi im më ka mbrojtur shumë. Pata fatin e mirë që po bëj muzikë edhe për Europën dhe tani më shumë ka konçiduar të prek skena të mëdha, dhe uroj që të vazhdoj kështu deri në frymë të fundit.”
Përsa i përket projekteve të reja Arilena ka treguar që po xhirojnë videoklipin për këngën e re e cila është bashkëpunim dhe do të publikohet së shpejti.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë më poshtë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com