Lajme

06 July 2018

Arrestohet Chris Brown pas koncertit në Florida

Chris Brown u arrestua natën e së enjtes në Florida, ku po performonte si pjesë e një turneu ndërkombëtar.

Këngëtari 29 vjeçar ishte planifikuar të këndonte në orën 7 të mbrëmjes në Coral Sky Amphitheatre në West Palm Beac. Është e paqartë nëse u arrestua para ose pas koncertit.
Ai u arrestua pasi nuk është paraqitur në një gjykatë amerikane, tha Zyra e sherifit të qarkut të Palm Beach.
Nuk është dhënë asnjë detaj shtesë për atë që ishte urdhri, përveç faktit që artisti pagoi garancinë prej dymijë dollarëve për lirinë me kusht.

Këngëtari ka pasur disa probleme me ligjin, duke përfshirë akuzat për sulm fizik pas një incidenti me të dashurin e atëhershëm, Rihannën në vitin 2009.

Ai u akuzua për sulm dhe kërcënime kriminale në atë incident dhe ka marrë një dënim në shërbim të komunitetit për pesë vjetët e ardhshëm.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com