Lajme

12 August 2018

Arrestohet pas koncertit në Prishtinë reperi Action Bronson, ja çfarë ndodhi më pas me të

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson, është është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pas performancës së tij në festivalin “Sunny Hill” që është organizuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Arsyeja e arrestimit të Bronson thuhet të jetë ndezja e marihuanës në skenë dhe hedhja në drejtim të publikut.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se shoqërimi për në stacion i tij ka ndodhur pasi që mbrëmë më në parkun e Gërmisë njësitet policore e kanë ndaluar nën dyshimin se kanë hapur në poseduar dhe duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike.
Tani Policia e Kosovës ka konfirmuar lirimin e tij, me urdhër të prokurorisë.

“I njëjti nën shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar”, ka treguar zyra për informim e Policisë.

Action Bronson ka përformuar mbrëmë në festivalin “Sunny Hill” ku ka pushtuar skenën me flamurin kombëtar shqiptar në krah.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com